Politika e Privatësisë

Përditësuar për herë të fundit: May 1, 2026

1. Hyrje

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si Trokit ('ne', 'jonë', 'aplikacioni') mbledh, përdor, ndan dhe mbron të dhënat personale kur përdorni aplikacionin tonë. Ne jemi të përkushtuar të respektojmë privatësinë tuaj dhe të përpunojmë të dhënat në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), Ligjin Shqiptar Nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (me ndryshimet përkatëse), Ligjin e Malit të Zi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ligjet e tjera të aplikueshme. Duke përdorur Trokit, ju pranoni përpunimin e të dhënave siç përshkruhet në këtë politikë.

2. Të dhënat që mbledhim

Ne mund të mbledhim: (a) të dhëna identifikimi dhe kontakti (emër, mbiemër, adresë email, numër telefoni nëse jepet); (b) të dhëna autentikimi nga hyrja me Google/Apple (p.sh., identifikuesi i llogarisë dhe informacion bazë profili, sipas cilësimeve tuaja); (c) të dhëna vendndodhjeje (GPS) kur jepni leje; (d) të dhëna nga kamera për skanimin e kuponëve/faturave (imazhi përdoret vetëm për skanim); (e) të dhëna përdorimi dhe diagnostikimi (evente brenda aplikacionit, pajisja, versioni, gabime); (f) token-ë njoftimesh push (FCM) për dërgimin e njoftimeve në pajisjen tuaj; (g) të dhëna për transaksione/abonime (statusi i abonimit, historiku i blerjes nëse ofrohet përmes Apple/Google, dhe identifikues transaksioni). Trokit aktualisht nuk kërkon akses në kontaktet tuaja, por mund ta bëjë këtë në të ardhmen për funksione të reja.

3. Të dhëna nga kuponët fiskalë dhe përmbajtja e skanuar

Kur skanoni kuponë fiskalë, Trokit përpunon informacionin e kuponit (p.sh. data, shuma, subjekti tregtar, dhe elementë të tjerë që mund të shfaqen në kupon, përfshirë artikuj/linja kur janë të disponueshme). Këto të dhëna përpunohen për të ofruar kategorizim shpenzimesh, statistika dhe insight-e.

4. Pse i përdorim të dhënat (qëllimet dhe bazat ligjore)

Ne i përpunojmë të dhënat për: (a) ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimit (performanca e kontratës); (b) krijimin dhe menaxhimin e llogarisë (performanca e kontratës); (c) analizë dhe përmirësim të produktit (interes legjitim); (d) parandalim abuzimesh dhe siguri (interes legjitim dhe/ose detyrim ligjor); (e) komunikime operative (performanca e kontratës); (f) marketing dhe njoftime promocionale kur lejohet (pëlqim dhe/ose interes legjitim, sipas rastit); (g) përpunim të pagesave dhe abonimeve (performanca e kontratës dhe/ose detyrim ligjor); (h) përmbushje detyrimesh ligjore (detyrim ligjor). Kur kërkohet pëlqimi (p.sh. vendndodhja e saktë ose komunikime të caktuara), ju mund ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë.

5. Analitika, matja dhe teknologjitë e gjurmimit

Ne përdorim PostHog për analizën e përdorimit të aplikacionit dhe përmirësimin e tij. PostHog mbledh të dhëna përdorimi, identifikues teknikë dhe informacione rreth pajisjes. Të dhënat e përdorimit mund të përdoren gjithashtu për qëllime reklamimi dhe targetimi të personalizuar. Nëse funksionaliteti i këtyre shërbimeve përfshin "tracking" sipas kuptimit të platformave (p.sh. Apple), ne do të zbatojmë mekanizmat e kërkuar të transparencës dhe pëlqimit kur kërkohet nga ligji ose rregullat e platformës.

6. Marketing, përmbajtje e sponsorizuar dhe remarketing

Trokit mund të shfaqë oferta ose përmbajtje të sponsorizuar brenda aplikacionit dhe mund të dërgojë komunikime marketingu (p.sh. email) në përputhje me preferencat tuaja dhe ligjin. "Remarketing" nënkupton përdorimin e sinjaleve të përdorimit (p.sh. evente brenda aplikacionit) për të matur fushata dhe për të ofruar komunikime/mesazhe më të rëndësishme për përdoruesit. Ju mund të çaktivizoni komunikimet promocionale sipas mënyrave të ofruara (p.sh. link çregjistrimi në email).

7. Ndarja e të dhënave dhe partnerët

Ne mund t’i ndajmë të dhënat: (a) me ofrues shërbimesh që veprojnë në emrin tonë (p.sh. hosting, analitikë, email, ofrues pagesash), sipas kontratave të përpunimit; (b) me partnerë për fushata/ oferta, kur është e nevojshme për ofrimin e shërbimit; (c) me autoritetet, kur kërkohet nga ligji; (d) në rast ristrukturimi/transferimi biznesi, në përputhje me ligjin. Gjithashtu, ne mund të ndajmë me partnerë komercialë ose marka insight-e tregu, statistika, trende dhe raporte të agreguara ose të anonimizuara (p.sh. qytete/zonë, kategori shpenzimesh, kombinime produktesh), me qëllim analizash dhe fushatash. Ne nuk synojmë të ndajmë të dhëna personale të identifikueshme (p.sh. emër, email, numër telefoni) me partnerë për qëllimet e tyre të pavarura pa një bazë ligjore të përshtatshme.

8. Pagesat dhe abonimet

Trokit mund të ofrojë abonime dhe/ose pagesa për shërbime. Pagesat mund të përpunohen përmes Apple/Google (In-App Purchases) dhe/ose përmes ofruesve të certifikuar të pagesave. Trokit nuk ruan të dhënat e plota të kartës suaj bankare; ne marrim vetëm informacionin e nevojshëm për të konfirmuar statusin e pagesës/abonimit (p.sh. identifikues transaksioni, status, plan). Detaje të mëtejshme mund të jepen gjatë procesit të pagesës.

9. Lejet e pajisjes (vendndodhja dhe kamera)

Trokit mund të kërkojë leje për vendndodhje (GPS) dhe për kamerë, për funksionalitete si skanimi i kuponëve dhe përvoja e personalizuar. Ju mund të menaxhoni lejet në cilësimet e pajisjes suaj. Nëse refuzoni një leje, disa funksione mund të mos punojnë siç duhet.

10. Mosha minimale

Trokit është i destinuar për përdorues të moshës 16 vjeç e lart. Ne nuk mbledhim me vetëdije të dhëna personale nga persona nën 16 vjeç. Nëse besoni se një person nën moshën 16 vjeç ka krijuar llogari ose na ka dhënë të dhëna personale, ju lutemi na kontaktoni dhe ne do të ndërmarrim hapa të menjëhershëm për t’i fshirë ato.

11. Ruajtja e të dhënave

Ne i ruajmë të dhënat vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e përshkruara në këtë politikë, për përmbushje detyrimesh ligjore, zgjidhje mosmarrëveshjesh dhe zbatim marrëveshjesh. Periudhat e ruajtjes mund të ndryshojnë sipas llojit të të dhënës dhe kërkesave ligjore.

12. Transferimet ndërkombëtare

Disa ofrues shërbimesh mund të jenë të vendosur jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Kur transferojmë të dhëna jashtë ZEE, ne zbatojmë masa mbrojtëse të përshtatshme (p.sh. klauzola standarde kontraktuale), kur kërkohet.

13. Siguria

Ne zbatojmë masa teknike dhe organizative të arsyeshme për të mbrojtur të dhënat nga akses i paautorizuar, humbje, ndryshim ose shkatërrim. Megjithatë, asnjë metodë transmetimi ose ruajtjeje elektronike nuk është plotësisht e sigurt.

14. Të drejtat tuaja (GDPR)

Ju keni të drejtë të kërkoni: akses në të dhënat tuaja, korrigjim, fshirje, kufizim përpunimi, kundërshtim, dhe portabilitet të të dhënave, si dhe të tërhiqni pëlqimin kur përpunimi bazohet në pëlqim. Ju gjithashtu keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave. Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni.

15. Ndryshime në këtë Politikë

Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here. Kur bëjmë ndryshime materiale, ne do të ofrojmë njoftim të arsyeshëm brenda aplikacionit ose përmes emailit. Data e përditësimit shfaqet në krye të kësaj faqeje.

16. Versioni zyrtar

Versioni shqip i kësaj Politike të Privatësisë është versioni zyrtar dhe juridikisht i detyrueshëm. Përkthimet në gjuhë të tjera ofrohen vetëm për lehtësi. Në rast mosmarrëveshjeje ose mospërputhjeje midis versioneve, versioni shqip ka përparësi.

17. Na kontaktoni

Për pyetje ose kërkesa lidhur me këtë Politikë të Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni në hello@trokit.app.

Kjo politikë mund të përditësohet periodikisht. Ju rekomandojmë të kontrolloni këtë faqe rregullisht për ndryshime.